Një efektiv i FNSH-së është vrarë me armë mëngjesin e sotëm nga djali i tij 7-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale, teksa babai luante bilardo, djali ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt të atit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë. Një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:25 në “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik.

Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja ka ndodhur teksa efektivi i FNSH-së me iniciale Roland Bicerri po luante bilardo.

Ai kishte lënë armën e shërbimit ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.