Rekamë


   

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga policia e Fierit. Një 8-vjeçar, i cili ishte shpallur i humbur, është gjetur i pajetë në banesën e një 38-vjeçari.

Denoncimi në polici është bërë rreth orës 15:30 të së martës nga nëna e djalit, shtetasja F. V. se 8-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë.

Policia bën të ditur se kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

“Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë. Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, bën të ditur policia.