Ballina AKTUALITET E rëndë në Dibër/ I hodhi acid në fytyrë ish-bashkëshortes, në pranga...

E rëndë në Dibër/ I hodhi acid në fytyrë ish-bashkëshortes, në pranga 58-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë ku një 58-vjeçar i ka hedhur acid ish bashkëshortes së tij.

Sipas raportimeve të para acidi i ka shkaktuar dëmtime të mëdha ish bashkëshortes teksa i akuzuari është vënë në pranga nga policia e Dibrës.

Policia Dibër

I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.

Exit mobile version