Rekamë

  Një 33-vjeçar, me profesion elektricist, humbi jetën këtë të mërkurë në Bulqizë. Mësohet se rreth orës 13.30, shtetasi Ylli Boba, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla elektrike dhe për pasojë ka mbetur plagosur rëndë.

Kanë qenë kolegët e tij që ndodheshin me të të cilët kanë bërë të mundur transportimin me urgjencë për në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendin ku është rrëzuar 33-vjeçari dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Po ashtu, pritet të merren në pyetje kolegët të cilët ishin me të në momentin e ndodhjes së incidentit. Ndërkohë Inspektorët e Inspektoriatit Kombëtar të Punës do të verifikojë nëse janë zbatuar siç duhet rregullat e sigurimit teknik në punë dhe në rast të kundërt do të marrin masa administrative, siç e parashikojnë ligjet dhe uzimet në fuqi.