Tetë fëmijë nga lagjja “Kodra e Kukës” të fshatit Plan i Bardhë që mësojnë në shkollën anekse Klos Katund në Bashkinë Klos kanë probleme me transportin e tyre për në shkollë. Këta fëmijë vijojnë të rrezikojnë jetën duke ecur në këmbë përgjatë rrugës nacionale për disa kilometra në ditë. Fëmijët që vijojnë mësimin nga kopshti deri në klasën e pestë nuk kanë një mjet të posaçshëm transporti, ndërsa janë të rrallë ata shofer që ndalen për t’i marrë. Ndodh që të miturit të udhëtojnë shpesh edhe me kamion kromi për në shkollë.
Ramiz Çoku drejtues i një kamioni kromi, thotë se i merr sa herë i sheh në rrugë këta fëmijë, pasi i dhimbsen, duke i dërguar deri tek shkolla e tyre. Edhe pse mjeti i tij nuk është për transport publik, por për transport të mineralit të kromit, Ramizi tregon se nuk mund t’i lërë ata fëmijë në mes të rrugës në këmbë në të ftohtin e acartë.
Sink… Ramiz Çoku – Drejtues Kamioni
Për problemin e mungesës së transportit të këtyre fëmijëve janë vënë në dijeni të gjitha institucionet që nga Bashkia e Klosit e Prefekti i Qarkut Dibër, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.