
Fenomeni i mbushjes së listave sa për të plotësuar numrin e kandidatëve ka sjellë situata të çuditshme edhe në Qarkun Dibër.
Dy kandidatë suprizojnë me rezultatin e tyre pasi nuk kanë marrë asnjë votë pra praktikisht nuk ja kanë besuar votën as vetes së tyre. Siç shihet në tabelën e mëposhtme kandidati Dilaver Shala i Partisë Balli Kombëtar ska marrë asnjë votë.

Po ashtu edhe në listën e Lëvizjes Demokratike Shqiptare edhe kandidatja Adelina Teta nuk ka preferuar të votojë për veten e saj siç nuk ja kanë besuar votën as familjarët.

Po ashtu në listat e hartuara nga partitë gjendjen edhe emra të tjerë të cilët kanë marrë numra të vogël votash që fakton që ata nuk janë votuar as nga familjarët