E dhimbshme/ Bulqizë, institucionet sorollasin invalidin që prej 8 muajsh nuk merr KEMPIN

0

Ky është Hajrulla Disha, nga fshati Koçaj të Bulqizës, babai i tre fëmijëve të mitur. Hajrullai vuan nga një sëmundje e rallë e quajtur Rematoid Juvenil dhe Gornoatroz. Që nga viti 1995 ai është trajtuar me pagesë invaliditeti. Deri në vitin 2010, bënte pjesë në grupin e dytë, ndërsa nga 2010 deri në vitin 2019 ai bënte pjesë në grupin e parë. Por prej 8 muajsh, atij i është ndërprerë pagesa e invaliditetit me arsyetimin se gjendja e tij duhej rivleresuar nga KEMP-i epror Tirane. Nga ana tjetër, KEMPI epror kërkon që rivlerësimin ta bëjë KEMP-i i Peshkopisë. Në këtë mënyrë dosja e 35 vjeçarit zvarritet nga Peshkopia në Tiranë e anasjelltas, duke e lënë kështu në mëshirë të fatit, këtë familje prej 5 antarësh, pa asnjë lloj të ardhure ekonomike. Që nga Tetori i 2019, thotë 35 vjeçari, KEMP-i Dibër, ja ka dërguar përsëri dosjen për rivlerësim në KEMP-in epror në Tiranë, i cili i ka kërkuar fletë-drejtimi për KEMP, nga Spitali i Traumës Tiranë, ku ai diagnostikohet. Por edhe me plotesimin dhe dorëzimin e fletë-drejtimit, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje deri me tani, dukë bërë që familja e tij të mbijetojë me lekë borxh. Ndërkohë babai Hajrullait, Bajrami, apelon për ndihmë për zgjidhjen sa më parë të problemit të djalit të tij