Policia e Kosovës ka arrestuar në Lipjan një të dyshuar, pasi e reja dyshohet se ka kanosur të dashurin e saj, madje dhe e ka dhunuar atë, duke e bërë për spital.
Pas marrjes në pyetje e dyshuara, është çuar në paraburgim, pasi ka dyshime të forta se ajo e ka kryer veprën penale, në ngarkim të ishit të saj.
Nuk dihet se cila është arsyeja që ka çuar në debatin mes të rinjve, që më pas ka degjeneruar në kanosje.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur ish të dashurin e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.