Dy segmentet e lëna pasdore të rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi

Dy segmentet e lëna pasdore të rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi

Përfundimi i rrugës së Arbrit ka bërë më pak të përdorshëm dy segmente të rëndësishme të rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi. Segmenti nga Ura e Fshatit në Klos deri në Qafën e Buallit është shumë më pak i përdorshëm tashmë, e për rrjedhojë është larguar më shumë nga bëmendja e autoriteteve përgjegjëse. Në këtë segment rrugor herë pas here ka problematika të shumta si me rënien e gurëve ashtu edhe me deformimin e asfaltit. Megjithëse kjo rrugë mbetet pjesë e rrugës nacionale, banorët e drejtuesit e mjeteve shpesh kanë ngritur shqetësimin se nuk mirëmbahet siç duhet.

E njëjta situatë paraqitet edhe në segmentin tjetër nga Ura e Çerenecit – “Ura e Topojanit” – Maqellarë. Edhe ky segment rrugor që kalon përmes Shupenzës është problematik që me hapjen e rrugës së Arbrit që kalon përmes Gjoricës. Drejtuesit e mjeteve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë thonë se ka prani të madhe të gropave dhe kur firma ndërhyn i mbush ato me zhavor që janë burim aksidentesh. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve të Shupenzës dhe Maqellarës kërkojnë që rruga të mirëmbahet sipas standarteve dhe jo sa për tyë kaluar radhën.

Për gjithë rrugën Skura – Klos – Peshkopi janë dhënë miliona euro nga ARRSH për mirëmbajtje, por gjendja e shumë segmenteve vijon të mbetet problematike.