Dy qendra ambulatore në Bashkinë e Matit po i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë për të përmirësuar jo vetëm cilësinë e godinave por edhe të shërbimit ndaj banorëve. Bashkia e Matit në bashkëfinancim me projektin “Shëndet për të gjithë” apo siç njihet HAP, i financuar nga qeveria zvicerane po rikonstrukton qendrën Ambulatore të fshatrave Zenisht dhe Mallunxë. Puna në këto objekte është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se me këto investime zgjidhet një gangrenë e krijuar prej 3 dekadash në këtë sector. Sipas tij, këto objekte kanë qenë ndërtuar pa asnjë kriter dhe kanë qenë lënë në harresë të plotë. Investimi i tanishëm do të përfshijë jo vetëm rikonstruksionin e objektit, por edhe rrethimin e tij si dhe pajisjen me bazë materiale.
Me përfundimin e rikonstruksionit të këtyre qendrave ambulatore, Bashkia e Matit ka në projekt edhe objekte të tjera të këtij lloji për t’i rikthyer ato me standartet e kërkuara.