Bashkia e Malësisë së Madhe është mbyllur sot, pasi dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë 9 persona të tjerë që kanë pasur kontakte janë në pritje të përgjigjes së testit.

Zyrat janë mbyllur, teksa po bëhet dezinfektimi i plotë i gjithë godinës.

Pritet që Bashkia të rihapet të hënën.