Dy kushurinjtë Kryemadhi nuk i ndahen bujqësisë: duam të ndihmojmë ekonominë e familjes

Dy kushurinjtë Kryemadhi nuk i ndahen bujqësisë: duam të ndihmojmë ekonominë e familjes

Pensionistët që jetojnë në zonat rurale vijon të punojnë, ndonëse mundësia e vetme e tyre është sektori i bujqësisë. Luan e Misir Kryemadhi, nga fshati Grevë i Dibrës, çdo ditë bëjnë punë të ndryshme në sektorin e bujqësisë që nga kultivimi i kulturave të ndryshme e deri tek blegtoria. Ata thonë se shkak është niveli shumë i ulët i pensionit me të cilin nuk i përballojnë dot nevojat ekonomike që kanë për të jetuar sidomos edhe për medikamentet mjekësore që marrin. Për këta dy të moshuar nuk ka fundjavë, orar e kalendar, pasi çdo ditë i sheh duke punuar. Ndonëse shpresa e vetme për ta mbetet bujqësia, pensionistët Luan e Misir Kryemadhi thonë se çmimet e punimit të tokës, të farërave e plehrave kimike janë shumë të larta dhe thuajse të papërballueshme.

Për shkak të kostos së lartë të automjeteve, të dy pensionistët përdorin kafshë ngarkese për të marrë prodhimet e tyre apo për të shkuar për të punuar në tokat bujqësore që i kanë larg shtëpisë.