Dy javë më parë ju djeg banesa, Behar Musta: po kalojmë ditë të vështira, ndihma duhet urgjente

Dy javë më parë ju djeg banesa, Behar Musta: po kalojmë ditë të vështira, ndihma duhet urgjente
Dy javë më parë banesa dykatëshe në të cilën jetojnë dy familje në fshatin Shkallë të Xibrit në Bashkinë Klos u shkrumbua nga zjarri. Për pak minuta çdo gjë u bë shkrumb, edhe pse ndërhyri shërbimi zjarrfikës. Njëri nga kryefamiljarët e dëmtuar, Behar Musta thotë se prej dy javësh po përballojnë temperaturat e ftohta të Janarit, ndërsa ende nuk është bërë rikonstruksioni i banesës. Behari thotë se 11 anëtarët e të dy familjeve aktualisht janë strehuar tek një kushuri i tyri, ndërsa janë në pritje të rikonstruksionit. Deri tani janë dhënë donacione nga njerëz të ndryshëm. Po ashtu, Behari thotë se ka marrë premtime edhe nga institucionet për ta ndihmuar, ndërsa është në pritje. Mbrëmjen e 6 Janarit banesa e familjes Musta u përfshi nga flakët të cilat u përhapën me shpejtësi. Për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz por vetëm materiale. Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar dy javë, familjarët ende nuk kanë dijeni për shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa janë në pritje të raportit të ekspertizës.