Dy ditë para hapjes së Rrugës së Arbrit, inxhinieri i projektik apel shoferëve: Kujdes!

0
Burimi: Bulqiza.info

Vetëm dy ditë para hapjes së qarkullimit në Rrugën e Arbrit, një thirrje ka ardhur për drejtuesit e automjeteve nga inxhinieri i projektit.

Rruga e re do të jetë 80% funksionale, ndërkohë që për të pasur një menaxhim më të mirë të lëvizjes së automjeteve, inxhinieri Mihallaq Spirollari u ka bërë apel për kujdes drejtuesve të makinave pasi në rrugë do të ketë edhe disa punime.

“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Spirollari.

Me hapjen e rrugës në datën 29 nëntor Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia do të jenë larg nga kryeqyteti vetëm dy orë. Punimet aktuale janë përqëndruar në tunelin e Murrizit, ndërkohë që i gjithë aksi i Rrugës së Arbrit ka një gjatësi prej 70 km dhe përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut.