Rekamë

Zbulohen fotot e dy vëllezërve që u vranë në Durrës. Këta janë Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme.

Drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe asnjë prej vëllezërve nuk kanë mbijetuar dot. Njëri prej vëllezërve është avokat, i diplomuar pranë Fakultetit Juridik.

Dy viktimat ishin me orgjinë nga Puka dhe banonin në lagjen 13 në Durrës.

Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.

Viktimat Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .