Një fëmijë 10 vjeç mësohet se është mbytur në një pishinë pranë në Durrës, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve paraprake, fëmija ishte me pushime bashkë me familjen nga Kosova.
Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.