Drogë dhe armë gjahu pa leje, policia operacion në Nikël, arrestohen dy persona

Drogë dhe armë gjahu pa leje, policia operacion në Nikël, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga policia në aksin rrugor Nikël – Fushë Krujë, pasi u kapën me drogë dhe armë gjahu pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u sekuestruan 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare. Të arrestuarit janë shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar “Aksi”. Dy shtetas u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen. Bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi këtë operacion. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen” 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë. Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.