Ballina SOCIALE Drejtori i Gjendjes Civile: 700 mijë qytetarë rrezikojnë të mos marrin pjesë...

Drejtori i Gjendjes Civile: 700 mijë qytetarë rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

0

700 mijë qytetarë shqiptarë rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi u ka skaduar karta e identitetit dhe ende nuk kanë nisur procedurat për rinovimin e tyre. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Është një numër i lartë, ishte pak më i lartë para disa javësh, vjen në ulje. Por ende nuk jemi aty ku duhet të jemi. Është një numër që me një përllogaritje të përafërt që ne kemi bërë, diku te 700 mijë shtetas”, tha Doracaj.

Deklaratën, Doracaj e bëri gjatë një inspektimi të kryer në zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Korçës.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri publik faktin, se në zgjedhjet e ardhshme do mund të votohet vetëm me kartë identiteti dhe jo pasaportë biometrike.

Exit mobile version