Policia e Rrugore ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e një shtetasi 36-vjeçar me banim në Dibër, pasi drejtonte një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi.
Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet A. L., pasi në momentin kur ka qenë duke drejtuar motorin, është përplasur me një automjet duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka lënduar një kalimtar.
Njoftimi i policisë:
Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa targa dhe pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke aksidentuar dhe një këmbësorë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Home AKTUALITET Drejtonte motorrin pa targa dhe leje drejtimi, arrestohet 36-vjeçari nga Dibra që...