
Ka shkuar drejt fazës përfundimtare hartimi i planit të menaxhimit dhe projektit të zbatimit për parkun Natyror – Liqeni i Ulzës dhe zonat përreth tij. Ekspertët hartues të këtij plani prezantuan këtë të martë draftin final në prani të Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj, Drejtoreshës së Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Shumka, banorë të zonës dhe grupe të interesit. Në fjalën e tij Kryebashkiaku Agron Malaj tha se ky plan do t’i japë një hov zhvillimit turistik të zonës.
Drejtoresha e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura Daniel Shumka tha se e rëndësishme është që të ruhen vlerat natyrore të parkut dhe se të gjitha investimet të jenë uniform.
Të pranishmit në këtë prezantim dhanë sugjerimet e tyre në lidhje me përmirësimin e planit të menaxhimit, i cili do të përfshijë shëtitoren buzë liqenit, ndërtimin e kullave vrojtuese e panoramike etj.