Ballina SPORT “Dramë” në Pukë, Burreli barazon me Tërbunin dhe humbet shansin për Superiore

“Dramë” në Pukë, Burreli barazon me Tërbunin dhe humbet shansin për Superiore

0

Ekipi matjan i futbollit “Burreli” u përball këtë të shtunë me ekipin e Tërbunit të Pukës në ndeshjen e fundit të fazës së dytë e cila ishte edhe vendimtare sa i përket përcaktimit të ekipeve që do të luajnë ndërmjet tyre në fazën e tretë. Pjesa e parë e këtij takimi është mbyllur në barazim pa gola. Asnjëri nga ekipet nuk ka mundur të gjejë rrjetën e portës kundërshtare.

Dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë. Ekipi i drejtuar nga tekniku Renato Hoti ka vijuar me sulmet, duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit. Do të ishte braziliani Almeida i cili vetëm katër minuta pasi zëvendësoi Mallunxën në minutën e 61, të shënonte golin e avantazhit. Ndërkohë kur u mendua se në minutat e mbetura nuk do të ndryshonte asgjë, miqtë barazuan në minutën e 8 të shtesës me Rashën.

Por barazimi i këtij takimi nuk i vlejti aspak Burrelit pasi rivali i tij për qëndrimin në katër ekipet e para të grupit, Erzeni i Shijakut fitoi në Lezhë përballë Besëlidhjes vendase. Renditja përfundimtare pas javës së 18 në grupin A është Kastrioti 37 pikë, Besëlidhja 29 pikë, Erzeni 25 pikë, Korabi 25 pikë, Burreli 24 pikë, Egnatia 20 pikë, Tërbuni 16 pikë, Veleçiku 14 pikë dhe Dinamo 11 pikë.

Exit mobile version