Rekamë

Maturantët do të testohen nesër në lëndën e Gjuhës Shqipe që është provimi i dytë i maturës shtetërore. Në provimin e parë të dhënë të hënën e 8 Qershorit, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha tha se u zbatuan rregullat e maturës shtetërore si dhe ato të mbrojtjes ndaj Covid-19. Tusha iu bën apel maturantëve të vazhdojnë të zbatojnë rrezullat e maturës shtetërore edhe në provimet e ardhshme.

Maturantët do të vijojnë t’i japin provimet e maturës shtetërore në shkollat e tyre, kjo për të shmangur grumbullimet e shumta. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha insiston që si maturantët ashtu edhe prindërit të sillen si në provimin e parë të dhënë të hënën.

Provimi i lëndës së Gjuhës Shqipe do të fillojë në orën 10:00 deri në orën 12:00.