Ballina SOCIALE Dosjet e të dëmtuarve nga tërmeti i 2019, ende në Bashkinë Klos

Dosjet e të dëmtuarve nga tërmeti i 2019, ende në Bashkinë Klos

0

Në një shkrim të saj rreferuar të dhënave zyrtare BIRN zbuloi se në Bashkinë e Klosit ishin 57 shtëpi të dëmtuara nga tërmetet e vitit 2018 dhe 2019, ku 27 prej tyre të pabanueshme. Këtë fakt e kemi treguar edhe ne në edicionet informative duke sjellë zërin e atyre banorëve që jetojnë në çadër prej një viti.

Bashkia e Klosit nuk është përfshirë në planin e rëindërtimit nga ana e qeverisë siç po bën me 11 bashki të tjera.

Por ajo që duhet theksuar është se dosjet e të dëmtuarve nga tërmeti ende janë në institucionin e Bashkisë Klos. Burime për Mat Televizion thanë se dosjet e të dëmtuarve nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar, janë rikthyer pranë Bashkisë nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtes Civile në Tiranë për të plotësuar disa mangësi në përllogaritje.

Pas këtyre përllogaritjeve të nevojshme nga Drejtoria e Mbrojtes Civile pranë Bashkisë, kjo e fundit i kaloi sërisht 207 nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 dosje në Këshillin Bashkiak për t’i miratuar, e më pas do t’i kalonin për konfrimim prefektit e në fund Agjensisë Kombëtare e Mbrojtes Civile në Tiranë. Por të premten e kaluar, projektvendimi nuk mori votat e nevojshme për tu miratuar, duke e mbajtur këtë çështje pezull.

Exit mobile version