Dosja e Dibrës/ Rama me analistët: Hetimet duan prova, pa prova bëhen vetëm artikujt  

0

 studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kryeministri Rama u pyet në lidhje me dosjen e Dibrës për zgjedhjet. Rama tha se nuk ka pasur ndikim mbi drejtësinë dhe për këtë çështje janë dënuar përgjegjësit.

Shkullaku: Si përfundoi hetimi për dosjen e Dibrës?

Rama: Me 17 veta në burg. Ju doni të jeni vetë regjimi. Janë bërë hetime intensive. Fakti që ju keni vendosur të dënohen njerëz që nuk kanë fare lidhje me ca mendoni ju nuk do të thotë se kontrollojmë drejtësinë. Hetimet duan prova, artikujt bëhen pa prova.

Tela: Nuk nis gjykimi. Është katandisur çështja me hetimin e 3 personave.

Rama: 17 veta janë dënuar.

Shkullaku: Janë vetëm 3 që ndiqen në gjendje të lirë.

Rama: Cila çështje? Ajo që më nxirrni në televizor duke folur në telefon?

Shkullaku: Është shkelje kur një deputet i PS i thotë drejtorit të shkollës që nëse nuk votohet partia do të hiqet nga puna.

Rama: Janë bërë të gjitha hetimet. Ka pasë një hetim Italia, 21 vjet për muhabete votash.