Dosja 184, një nga cështjet më të nxehta të shitblerjes së votave në zgjedhje, nisi shqyrtimin në gjykatën e Dibrës. Në bankën e të akuzuarve janë katër persona, ish zyrtarë e funksionarë policie, të cilët dyshohet se kanë ndikuar tek votuesit për tjetërsimin e éanc në zgjedhjet e pjesshme lokale te vitit 2016. Në éance e éan gjykata vendosi të marre në éancerate kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, i cili kërkoi të njihej me fashikujt e dosjes. Pas më shumë se tre vitesh hetime, prokuroria mbylli dosjen dhe dergoi për gjykim katër persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kanosjes së zgjedhesve. Por për palën kallëzuese Partinë Demokratike, dosja duhet të transferohet për gjykim në Tiranë.
Të thirrurit nga gjykata ishin jo vetëm të akuzuarit për shitblerje të votës, por edhe dëshmitarë.
I pandehur nga organi i akuzës është marrë Robert Aga, ish shef komisariati, Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin dhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë. Dosja e bujshme 184, trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në gazetën gjermane BILD. Ajo u kalua nga Dibra në Tiranë e anasjelltas, për t’u vendosur përfundimisht në Peshkopi. Ndërkohë, pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të shtyjë për në datën 29 janar éance e rradhës për këtë dosje .