Donika Nga Dibra, Studentja Më E Mirë E Mjekësisë Në Universitetin E Bristolit Në Angli

0

Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në ” “Universitetin e Bristolit ” duke u graduar me diplomën “First Class” si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luftës kundër kancerit.
Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.

Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Ninewells.
Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.