Ballina VENDI Dokumenti/ Jo vetëm tek UKT, zbulohet puna e tretë në shtet e...

Dokumenti/ Jo vetëm tek UKT, zbulohet puna e tretë në shtet e Bieta Sulos me rrogë 1 milion lekë

0

Moderatorja e njohur Bieta Sulo nuk rezulton si e punësuar vetëm në një institucion shtetëror. Përveç punës si gazetare dhe specialiste tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Bieta Sulo figuron se ka qenë e punësuar edhe tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas CNA, moderatorja punoi në këtë institucion nga nëntori i vitit 2017 deri në mars të vitit 2018, ku paga e saj ishte rreth 1 milion lekë (të vjetra).

Por, përpara se të fillonte punë në këtë institucion, Bieta Sulo ka qënë me leje lindje. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj KroiArt, në 13 maj të vitit 2017. Dhe vetëm 6 muaj pas lindjes është punësuar në një institucion shtetëror, ndërkohë që ishte ende me leje lindje.

Exit mobile version