Një 49 vjeçar nga Kruja me iniciale L.P., është proceduar penalisht nga policia. Mbi të rëndon vepra penale “Ndotja e ajrit”, pasi ka djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:
L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.