
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, është pyetur se nëse diskutimet mes grupit të tij dhe atij të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajt, do të shkojnë ashtu siç është parashikuar, a do të ketë një rikthim të deputetit në krye të qarkut të Fierit apo jo.
Berisha u shpreh se bashkimi i Partisë Demokratike i ka të hapura të gjitha dyert dhe nuk do të ketë asnjë lloj diskriminimi, duke lënë të kuptohet kështu se nëse arrihet një konsensus dhe marrëdhëniet brenda PD normalizohet, Alibeaj do të rikthehet në postin e Drejtuesit politik të Qarkut Fierit.
“Bashkimi i PD ka të hapur çdo portë. Ky është qëndrimi i Sali Berishës pa asnjë lloj diskriminimi përveç një rasti që e kam bërë të qartë. Por edhe atë do e sqarojmë”, tha Berisha.