Djegia e banesave në Peshkopi, familjarët kërkojnë ndihmë, probleme me rrjedhjen e ujit në katet e poshtme

Djegia e banesave në Peshkopi, familjarët kërkojnë ndihmë, probleme me rrjedhjen e ujit në katet e poshtme

Kati i fundit i një objekti katërkatësh në qytetin e Peshkopisë u shkrumbua tërësisht nga flakët pak ditë më parë. Familjet që u dëmtuan nga zjarri kërkojnë ndihmën e autoriteteve pasi kanë mbetur në qiell të hapur. Aktualisht këta familje janë pa banesë, ndërsa pushteti vendor ka ofruar ndërtimin e çatisë, ndërsa emergjencat civile janë shprehur se do të paguajnë gjysmën e dëmit ekonomik që është shkaktuar nga flakët. Janë disa familje të cilat jetonin nën një çati të përbashkët, ku dhe banesat e tyre u shkrumbuan tërësisht. Njëri nga familjarët e dëmtuar Xhuljan Torba thotë se në momentin e zjarrit ai nuk ndodhej në banesë, ndërsa tashmë ka mbetur në qiell të hapur.

Me probleme të shumta po përballen edhe familjet që ndodhen në katet e poshtme. Duke qenë se për momentin ndërtesa nuk ka një çati, ujërat e shiut kanë hyrë në banesat e kateve të fundit të ndërtesës. Familjet që jetojnë aty kërkojnë që çatia e ndërtesës së përbashkët të ndërtohet sa më parë, pasi shtëpitë e tyre po dëmtohen së bashku me orienditë e arredimit.