Momente paniku për familjen me 7 anëtarë , të cilët mbetën të ngujuar në vilën 4 katëshe. Edhe pse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e shembur në Kënetë të Durrësit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

Lidhur me këtë skenë të dhimbshme gazetarja Lala tregon mes lotësh se:

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata i dhanë ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar 11 viktima./ BW