Rekamë

16 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Ushqimit dhe festohet në të paktën 150 vende të botës. Por më shumë se festë, kjo ditë shërben për ndërgjegjësimin në lidhje me të ushqyerit, mungesën e ushqimeve, por edhe sëmundjet që shkaktohen nga ushqimi. Në vendin tonë, në dyshim është vënë gjithmonë siguria tek produktet e konsumit. Qytetarët mendojnë se produktet e konsumit të përditshëm duhet të kenë më shumë kontroll nga institucionet përgjegjëse pasi sipas tyre, abuzohet nga subjektet tregtare. Në mungesë të informacionit, qytetarët thonë se nuk janë aspak të sigurtë për produktet që blejnë e konsumojnë.

Kjo ditë organizohet që prej vitit 1981 dhe synon të sensibilizojë politikbërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.