Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi e kufizuar. Shirla Preni: Të bëhet më shumë për këtë shtresë

Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi e kufizuar. Shirla Preni: Të bëhet më shumë për këtë shtresë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Fondacioni “Së bashku” në bashkëpunim me disa organizata të tjera, zhvilluan këtë të enjte një marshim sensibilizues në rrugët e qytetit të Burrelit. aktiviteti në të cilin morën pjesë më pak se 10 persona, duke zbatuar kështu edhe udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë, nisi fillimisht para Bashkisë Mat, e vijoi në rrugët e qytetit. Përfaqësuesja e Fondacionit “Së bashku”, Shirla Preni tha se qëllimi është promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
Aktiviteti u mbyll me dhurimin e disa maskave institucionit të Bashkisë Mat. Përfaqësuesit e fondacionit ja dorëzuan ato specialisteve të shërbim social në këtë bashki, duke treguar kështu edhe një shenjë solidariteti me situatën e krijuar nga Covid-19.