Dita Evropiane e Gjuhëve, aktivitet tek “31 Korriku”
Në kuadër të ditës evropiane të gjuhëve e cila është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, shkolla 9-vjeçare “31 Korriku” në qytetin e Burrelit zhvilloi një aktivitet të larmishëm. Për t’i dhënë diversitet aktivitetit nxënësit e kësaj shkolle performuan në gjuhë të ndryshme si në anglisht, italisht, frëngjisht etj.
Por jo vetëm kaq, aktiviteti mori ngjyrat e një feste me këngë e valle moderne.
Në fund, aktivitetin e përshëndeti Drejtoresha e Shkollës “31 Korriku Burrel”, Anila Stafasani.
Një nga qëllimet e kremtimit të kësaj dite është njohja e qytetarëve me rëndësinë e mësimit të gjuhëve si dhe inkurajimi i mësimit të më shumë gjuhëve me qëllim të rritjes së shumëgjuhësinë dhe kuptimin e kulturave të ndryshme.