“Dita e Verës”, dy shkolla në qytetin e Burrelit zhvillojnë panaire

0

Për t’i dhënë sadopak atfmosferë festive ditës së Verës, shkollat “31 Korriku” dhe ajo “Ilia Qiqi” në qytetin e Burrelit zhvilluan panaire ushqimore, por nuk munguan as punimet artizanale. Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën në shkollën 9-të vjeçare “31 Korriku” i ekspozuan gatimet e tyre në oborrin e kësaj shkolle. Panairi u ndoq nga prindër të nxënësve dhe qytetar të tjerë.

Edhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ilia Qiqi” kishin zgjedhur ambjentet e jashtme të kësaj shkolle për të promovuar gatime të ndryshme të përgatitura në shtëpi nga fëmijët dhe prindërit e tyre.

Panairet u ndoqën nga afër edhe nga Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha e cila u shpreh se kjo iniciativë është marrë në dy shkolla që janë qendër komunitare, por edhe për t’i dhënë nota festive ditës së verës.