Dita e të Moshuarve, aktivitet pranë qendrës në Burrel. Malaj: Mosha e tretë, në vëmendjen e pushtetit lokal

0
7

Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, Bashkia Mat në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dega Mat dhe Shërbimin Shëndetësor Parësor zhvilluan një aktivitet me të moshuarit që frekuentojnë qendrën e moshës së tretë që ndodhet pranë Pallatit të Kulturës në Burrel. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar Dega Mat, Abdi Pasha. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se mosha e tretë do ta ketë vazhdimisht vëmendjen e pushtetit vendor. Në emër të Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë dega Mat, përshëndeti Sanie Meta.Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.