
Avokatët në mbarë vendin kanë vijuar edhe këtë të Mërkurë protestën e tyre kundër hartës së re gjyqësore e cila bën që të shkrihen të gjitha gjykatat e rretheve duke i grumbulluar ato në qendër të qarqeve.
Në Qarkun Dibër do të jetë Gjykata dhe Prokuria e Matit të cilat do të bashkohen me atë të Dibrës, sipas hartës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nisur nga kjo avokatët në mbarë vendin kanë ndaluar pjesmarrjen e tyre në senacat gjyqësore të planifikuara, duke bërë që ato të mos zhvillohen edhe gjatë ditës së sotme. Në Gjykatën e Matit nuk është zhvilluar asnjë seancë, e po ashtu edhe në atë të Dibrës.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka lajmëruar se protesta e e avokateve do të vijojë deri me datë 17 Qershor, ndërsa nuk dihet nëse të premten do të rikthehen për seancat e planifikuara për këtë ditë.
Një ditë më parë avokat të Matit kundërshtuan këtë nismë për shkak se sipas tyre, shkel të drejtat themelore të njeriut dhe se mungon infrastruktura e nevojshme për tju mundësuar qytetarëve akses me kosto të ulët në sistemin gjyqësor.