Dita Botërore e Turizmit në Komsi

0
30

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit të premten e 27 Shtatorit Bashkia e Matit organizoi një aktivitet promovues të vlerave të zonës së Komsisë. Aktiviteti u mbajt në qendër të kësaj Njësie Administrative, ku u promovuan nëpërmjet një panairi gatimet tradicionale, punimet artizanale të zonës etj. Pjesë donatore dhe bashkëpunuese për këtë aktivitet ishin edhe Shoqata e të Moshuarve Mat, organizata “Emathia” dhe shkollat 9-vjeçare “Ali Metra”  Komsi e “ Rexhep Kërtuka” Frankth. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se të tilla aktivitete synojnë promovimin e vlerave kulturore të zonave të ndryshme të Matit.

Aktivitetin e përshëndeti edhe deputetja e Qarkut Dibër, Aurora Mara e të ftuar të tjerë.

Veç ekspozimit të prodhimeve e gatimeve tradicionale si dhe punimeve artizanale, aktiviteti në kuadër të Ditës Botërore e Turizmit në Komsi u shoqërua edhe me interpretime të ndryshme të fëmijëve në pjesë të muzikës popullore matjane.