Rekamë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Bashkia e Matit nëpërmjet drejtorisë së Shërbimeve Sociale zhvilloi një aktivitet argëtues e informues me frekuentuesit e Qendrës së të Moshuarve që ndodhet pranë Pallatit të Kulturës në Burrel. Drejtoresha e Shërbimeve Sociale, Enea Gjyla tha se kjo ditë duhet të na motivojë të gjithëve për tu kujdesur më shumë për moshën e tretë. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se mbështetja dhe rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj moshës së tretë do të vijojë edhe në të ardhmen nga ana e institucionit që ai drejton. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë, dega Mat, Sefer Duka, falenderoi bashkinë për kushtet që ju ofrohen moshës së tretë në këtë qendër. Si një ndër bashkëpunëtorët e kësaj qendre, Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar dega Mat, Abdi Pasha tha se vëmendja ndaj tyre do të shtohet akoma më shumë. Fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, interpretuan poezi e thënie të ndryshme për të pranishmit që i dedikoheshin gjyshërve e gjysheve. Pjesmarrësit në këtë aktivitet falenderuan drejtuesit vendor që vijojnë t’i kenë në vëmendje me ambjentet që ju janë ofruar dhe shërbimet ndaj tyre. Po ashtu në këtë aktivitet, specialistet e zyrës së promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, ju dhanë informacion shëndetësor të moshuarve si dhe ju ofrua matja e tensionit. Dritan Kurti Burreli pret nesër Besën në një ndeshje që pritet të jetë kthesë për matjanët Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt të kategorisë së parë në futboll. Matjanët presin në shtëpi ekipin e Besës së Kavajës e cila ndodhet e pozicionuar në vendin e 5 në klasifikimin e përgjigjshëm pas javës së tretë, në kuotën e 5 pikëve, me 2 barazime e një fitore. Ndërkohë matjanët shkojnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi në kampionat dhe humbjes së javës së kaluar të pësuar në Saranda nga Butrinti vendës. Megjithatë, djemtë e Burrelit do të kërkojnë kthesën e madhe në takimin me kavajasit, ndeshje e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh. Skuadra e ka nisur stërvitjen që ditën e hënë duke zhvilluar seanca instensive e duke punuar në anën taktike sidomos për finalizimin e aksioneve. Drejtues teknik të klubit thanë se kthesa është e dosmosdoshme në këtë moment pasi nuk mund të shkohet më tej me barazime e humbje, ndaj duhen patjetër tri pikët. Por për të zbuluar rezultatin e kësaj ndeshje duhen pritur 90-të minutat e lojës që nisin në orën 14:00 të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Dritan Kurti Ndodh në Dibër, kontejnerët bosh, mbeturinat hidhen në tokë Shpeshherë qytetarët ankohen për mungesën e kontejnerëve të mbeturinave, por në shumë raste edhe pse ato janë nuk shfrytëzohen nga vetë qytetarët. E njëjta situatë ndodh në rrugën që të dërgon pranë Spitalit Rajonal të Dibrës. Kontejnerët janë tërësisht bosh, ndërsa para tyre është plot me mbeturina të ndryshme. Madje edhe gjatë kohës që një qytetar prononcohet për kameran, një tjetër hedh kartonat në tokë. I vetmi qytetar që u prononcua dhe se kjo rrugë duhet mbajtur e pastër pasi të dërgon pranë institucionit më të rëndësishëm shëndetësor në Peshkopi. Bashkia e Dibrës ka një problematikë të trashëguar që me reformën administrative-territoriale për grumbullimin dhe tërheqjen e mbeturinave. Shumë zona rurale ende janë pa këtë shërbim, duke bërë që ndotja e mjedisit të jetë e madhe. Enver Doçi Bashkia e Matit vijon traditën e pastrimit mujor Bashkia e Matit ka vijuar në mënyrë periodike fushatën sensibilizuese dhe vepruese për pastrimiin e ambjenteve publike. Edhe këtë të premte, punonjës të administratës së Bashkisë së Matit dolën në terren në rrugët e qytetit të Burrelit për të pastruar mbetjet e ndryshme të hedhura pa kriter. Po ashtu, pjesë e këtij aksioni ishin edhe punonjësit e drejtorive qëndrore në nivel vendor të cilët u angazhuan në hapsirat e përcaktuara me grafik që prej nisjes së kësaj nisme. Ndërkohë, institucionet vendore në varësi të Bashkisë Mat, e zhvilluan aksionin e tyre në rrugën nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Ura e Lusës. Sakaq, problematike situata mbetet në rrugën nacionale, pasi edhe pse i gjithë aksi nga Burreli në Skuraj pastrohet nga ky aksion si dhe janë të vendosur kontejner në disa pika kyçe, përdoruesit e kësaj rruge vijojnë të krijojnë ndotje sa herë që kalojnë në këtë aks rrugor. Ndërgjegjësimi qytetar për të mbajtur mjedisin dhe ambjentet e përbashkëta pastër, vijon të jetë në nivele të ulta. Enver Doçi