Dimri që lam pas kaloi pa rënë asnjë herë dëborë në zonat nën 800 metra mbi nivelin e detit. E kjo i ka frikësuar bujqit e luginës së Matit. Ata shprehen se kjo mund të ketë pasoja të rënda gjatë stinës së verës pasi do të shterrojnë burimet e ujore dhe toka do të ketë më shumë nevojë për ujë, pasi mungesa e dëborës e bën atë më të etur. Bujqit e luginës së Matit shpresojnë që verën e mundshme të nxehtë ta përballojnë me ujin vaditës të kanalit të Klosit, por sërish janë të bindur se nuk presin të marrin rendiment të lartë në prodhime.

  Për Hysni Keçin problemi më i madh për të gjithë kultivuesit e tokës janë çmimet e larta të plehërave kimike që edhe pse kanë pësuar një ulje të lehtë, sërish janë thuajse të papërballueshme për ta.

Fermerët po ndjehen të pasigurtë dhe nuk parashikojnë një sezon të mbarë si pasojë e ndryshimeve klimatike që ka pësuar zona ggjatë viteve të fundit.

Enver Doçi