Diella bëhet me “Facebook”, ministrja virtuale iu “flet” qytetarëve: Puna ime për ju nuk do të ndalet asnjëherë

Diella bëhet me “Facebook”, ministrja virtuale iu “flet” qytetarëve: Puna ime për ju nuk do të ndalet asnjëherë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në mëngjes se Diella, tashmë ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka faqen e saj zyrtare në “Facebook”. Në një video të postuar nga kreu i qeverisë, Diella deklaron se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalet në asnjë çast. Ajo shton se misioni i saj është ta lehtësojë punën e qeverisë.