Rekamë

Një 47 vjeçar nga fshati Pilafe i Peshkopisë, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në qeli. 47-vjeçari Azbi Kaba, ishte dënuar me 7 vite pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa prej 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer. Ndërkohë, familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. 

Ndërkaq, gjendja e rëndë e 47 vjeçarit Hazbi Kaba që duante dënimin në burgun e “Idrizovës” në Maqedoninë e Veriut është denoncuar nga bashkëvuajtës të tij në Mat Televizion në datën 5 Nëntor. Po i njëjti lajmëroi një ditë më parë edhe se Kaba kishte ndërruar jetë në qeli të burgut. Denoncuesi që ende vuan dënimin në burgun e “Idrizovës” në Maqedoninë e Veriut hedh akuza edhe më të rënda ku shprehet: “Jemi në një gjendje të mjerueshme si fizike ashtu dhe psikologjike, nuk kemi asnjë lloj ndihme nga shteti shqiptar. Nuk kemi as ndihmë shëndetësore, asgjë, vëllai ynë që tashmë u bë i ndjerë ndërroi jetë për shkak se nuk pati ndihmën e shpejtë apo qetësues. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që të ketë reagime nga shteti shqiptar, është rasti i dytë brenda ditës dhe i 5 brenda 1 muaji”, shkruan denoncuesi.