Dibranët nisen drejt Tiranës për të protestuar kundër HEC të Skavicës

Dibranët nisen drejt Tiranës për të protestuar kundër HEC të Skavicës

Banorë të Dibrës të cilët vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it të Skavicës zhvilluan mëngjesin e sotëm një protestë simbolike në rrugën e Arbrit në Bulqizë.

Ata protestuan për disa minuta në hyrje të tunelit të Qafës së Buallit duke kërkuar anullimin e projektit i cili sipas tyre ç’popullon Dibrën me përmbytjen e 32 fshatrave që i fut nën ujë. Projekti është paditur në Gjykatën Kushtetuese nga banorët ku do të mbahet seanca mes palëve sot në orën 10:00. Banorët e Dibrës shprehen se nuk do të ndalen në luftën e tyre për të mos lejuar ndërtimin e kësaj vepre hidro-energjitike.

Ndërtimi i HEC të Skavicës fut nën ujë mijëra hektar tokë dhe zhduk një pjesë të historisë së kësaj zone.