Dibranët marshim në New York kundër ndërtimit të Skavicës: Edi Rama, mos na provoko se do të dalë punë!
Shqiptarët që jetojnë në SHBA dhe Kanada kanë marrë pjesë në paradën madhështore të organizuar në Albanian Roots në New York e cila u organizua dje, 11 qershor 2022.
Parada shqiptare u rikthye pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë, ndërsa temë ishte Dibra.