Dibranët e falin namazin e Kurban Bajramit në pallatin e sportit në Peshkopi

0
6

Besimtarët Muslimanë të Dibrës falën Namazin e Kurban Bajramit në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala” të qytetit të Peshkopisë. Falja e Kurban Bajramit u bë në orën 6:05 të mëngjesit. Kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit dhe humanizmin mes njerëzve.

Në hytben e mbajtur, Myftiu i Dibrës Mois Kurtulla u shpreh se Kurban Bajrami vjen si një rikujtim i vlerave që posedon feja duke rikujtuar sakrificën, solidaritetin, ndihmën e humanitetin ndaj njerëzve në nevojë.

Me faljen e namazit të Kurban Bajramit, besimtarët uruan njëri – tjetrin, ndërsa gjatë ditës zhvillojnë vizita tek të afërmit, miqtë etj.