Dibra pa kryetar bashkie. Pas Celibashit, Meta letër edhe Ramës

Dibra pa kryetar bashkie. Pas Celibashit, Meta letër edhe Ramës

Pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti Meta i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Ministrave, duke i kërkuar informacion për njësitë vendore pa kryetar.

Shkresa mban datën 17 janar dhe kërkohet që krahas vakancave të vihet në dispozicion edhe arsyeja e krijimit të tyre.

Ndryshe nga sa bëri me KQZ-në të cilës i la tri ditë afat kohë, për Këshillin e Ministrave Meta nuk ka caktuar një afat, por kërkon që përgjigjja të vijë sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani, zyrtarisht kreu i shtetit është njoftuar për vakancat në bashkitë Shkodër, Vorë, Dibër dhe pritet që informacioni zyrtar të mbërrijë edhe për bashkitë Durrës, Lushnjë dhe Rrogozhinë.