Rekamë

Prej dy ditësh ka vijuar vaksinimi i punonjësve të Policisë të qarkut Dibër, të cilët gëzojnë shëndet të plotë.Procesi i vaksinimit do të vijojë çdo ditë pasi është shtrirë edhe në komisariatet në varësi të DVP Dibër, për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë punojnësve të Policisë në të gjithë qarkun.Në të gjithë vendin nisi dje vaksinimi i uniformave blu. Po ashtu vaksinimi masiv po vijon në qendrat e qyteteve e gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.