Dibër, tjetër protestë kundër ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës

0

Dhjetra banorë të fshatit Fushë Alie në Dibër janë mbledhur në vendin e quajtur Ferra e Pashës, aty ku Elez Isufi 100 vjet më parë bëri kuvendin për tu bashkuar kundër Serbit. Me të njëjtën simbolikë u mblodhën edhe banorët e këtij fshati, për tu bashkuar dhe për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Organizatorët e kësaj proteste, por edhe të protestave të mëparshme kërkojnë bashkimin e gjithë dibranëve për të ndaluar ndërtimin e kësaj vepre e cila do të shkaktonte në luginën e Drinit të Zi një masakër mjedisore, historike e njerëzore.
Ndërtimi i digës së HEC-it të Skavicës në lartësinë 443 metra do të krijojë një liqen të madh ujorë i cili fut nën ujë 32 fshatra, 16 mijë hektarë toka bujqësore dhe troje si dhe do të shpërngulë 12 mijë banorë. Organizatorët e protestave thonë se do të rezistojnë deri në anulimin e projektit.