Dibër, Ruzhdi Deda emërohet në krye të Spitalit Rajonal Dibër

Dibër, Ruzhdi Deda emërohet në krye të Spitalit Rajonal Dibër

Pas largimit nga detyra të ish drejtoreshës së Spitalit Rajonal Dibër Irini Shehu e cila dhunoi shefin e financës, në krye të këtij institucioni është emëruar Ruzhdi Deda.
Ky i fundit mbante detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa me emërim të Ministrisë së Shëndetësisë, Albana Koçiu nga sot do të drejtojë spitalin më të madh në Qarkun Dibër që ndodhet në qytetin e Peshkopisë.
Prej vitit 2022, Ruzhdi Deda mbante detyrën e zv/kryetarit të Bashkisë Dibër, ndërsa tashmë do t’i duhet të drejtojë spitalin Rajonal i cili që prej fillimit të muajit është futur në një ngërç të thellë problematik pasi personeli ende nuk ka marrë pagën e muajit Janar.
Me datë 12 Shkurt, ish drejtoresha e spitalit, Irini Shehu goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e financës së këtij institucioni Shaban Uklala. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.