Ballina POLITIKE Dibër, qytetarët dibranë do të votojnë në 101 qendra votimi. Cara: Nuk...

Dibër, qytetarët dibranë do të votojnë në 101 qendra votimi. Cara: Nuk kemi probleme apo pretendime deri tani

0

Që prej së shtunës Dibra ka hyrë zyrtarisht në periudhën e fushatës zgjedhore për kryetarin e ri të bashkisë deri në vitin 2023. E teksa kandidatët po vijojnë takimet me elektoratin për të shpalosur programin e tyre, Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor 19, po bën gati gjithë infrastrukturën që duhet për të dielën e 6 Marsit. Kryetari i këtij komisioni, Agron Cara tha se rreth 56 mijë qytetar me të drejtë vote në këtë bashki, do të votojnë në 101 qendra votimi, 8 prej të cilave janë në objekte private. Sipas Carës, KZAZ 19 po punon për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme, duke kërkuar nga bashkia Dibër që të sigurojë energji elektrike në çdo qendër votimi për shkak të përdorimit të pajisjes identifikuese.

  Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 në bashkinë Dibër kanë votuar rreth 32 mijë persona dhe në ato të vitit 2019 rreth 16500 qytetar.

Exit mobile version